VËZHGIM/ Analizë statistikore e dy ndeshjeve të para të Shqipërisë në grup

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2024 | 9:11

VËZHGIM/ Analizë statistikore e dy ndeshjeve të para të Shqipërisë në grup

Nga EDUARD ZALOSHNJA MixCollage-21-Jun-2024-09-03-AM-1198

Të dhënat statistikore të kompanisë së mirënjohur “Flash Score” për dy ndeshjet tona të para në “Euro 2024” (kundër Italisë dhe Kroacisë) tregojnë se ne shënuam më shumë gola se sa ishin të mundshëm probabilisht në rastet që patëm për shënim. Ndërsa kundërshtarët tanë shënuan pothuajse aq gola sa ishin të mundshëm probabilisht në rastet që krijuan. Sidoqoftë, rasti i mirë që pati Rei Manaj për shënim në minutën e 90-të me Italinë do të na kishte dërguar në kuotën e 4 golave dhe të 2 pikëve shumë të vlefshme deri më sot…

Po si janë statistikat në përgjithësi për dy ndeshjet tona të para? Siç demonstrohet në tabelën e mëposhtme përmbledhëse, kemi qenë inferiorë në të gjitha statistikat, përveç faktit që kemi shënuar më shumë gola se sa ishin të mundshëm probabilisht. Por sidoqoftë, inkurajuese për ndeshjen e vështirë që na pret me Spanjën është një statistikë shumë e rëndësishme: Ne kemi goditur 9 herë në kuadratin e portave kundërshtare, përkundrejt 10 herëve që na e kanë goditur ata..hfgjPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"