Vëzhgim në 60 ligat më të forta/ Trajnerët e larguar, ja ku renditet Superiorja
Më pak se një në dy trajnerë përfunduan sezonin. Në artikullin e publikuar nga faqja e njohur “CIES Football Observatory” janë renditur 60 kampionatet më të mira në mbarë botën, sipas përqindjeve të trajnerëve në fillim të sezonit 2022-2023, të cilët nuk janë më në krye sot.
Nga 850 skuadra të analizuara, 484 kanë ndërruar trajnerë gjatë sezonit, që korrespondon me një përqindje prej 56.9%. Përqindjet më të mëdha janë matur në tri liga në Ballkan, me Bosnjën që kryeson, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Më pas vjen Kosta Rika dhe dy kampionate në Afrikë siç janë ai algjerian dhe tunizian. Nga skaji tjetër, kampionati që ka ndryshuar më pak trajnerë gjatë sezonit është India, vetëm një nga 11 ekipe, e më pas vjen Malta me 3 nga 14 dhe Australia me 3 trajnerë nga 12 skuadra. Në tri ligat më të forta, Anglia 55%, Spanja 56.6%, Italia 35.6%.
SHQIPËRIA- Superiorja renditet në vendin e 15-të nga 60 ligat më të mira në botë, teksa në total janë ndërruar 7 trajnerë nga 10 ekipe që janë gjithsej ose 70.0% e tyre.
Kukësi, Vllaznia, Laçi, Egnatia, Bylisi, Erzeni dhe Teuta janë skuadrat që sot nuk kanë në krye trajnerin që ishte në fillim të sezonit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"