VIDEO/ “Pse ike nga arbitrimi ti mo? Kush të trokiste në derë?”, Halili bën debat me ish-gjyqtarin: Do t’i nxjerr të gjitha çfarë ke bërë në kampionatin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2024 | 0:06

VIDEO/ “Pse ike nga arbitrimi ti mo? Kush të trokiste në derë?”, Halili bën debat me ish-gjyqtarin: Do t’i nxjerr të gjitha çfarë ke bërë në kampionatin shqiptar

Një debat i ndezur ka shpërthyer në studion e “Rubrika Sportive”, ku presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka akuzuar hapur ish-gjyqtarin Klajdi Kola, i cili aktualisht bën moviolistin në emisionet sportive të RTSH. Presidenti Halili. Në lidhje telefonike, akuzoi gjyqtarët në përgjithësi se marrin urdhëra për ndeshjet dhe aty ndërhyri Kola, duke bërë që të nisë një debat i ndezur.

MixCollage-02-Dec-2024-12-05-AM-8892

DEBATI NË STUDIO

Kola: Të themi tani “marrin urdhra, s’marrin urdhra” pa fakte, kjo është e rëndë. Unë jam gjithmonë për pjesën e arbitrave, për pjesën teknike të rregullores në fushën e lojës. Pjesa tjetër pastaj duhen fakte që të vërtetohen, nuk merren me mendime.

Halili: Ju Klajdi kujtoni se unë i kam harruar se pse ike ti nga arbitrimi. Kush ishin ata njerëz që të vinin në shtëpi ty dhe të hapnin derën dhe të thoshin do ta bësh ndeshjen kështu?

Kola: Mos keni ngatërruar adresë…

Halili: Pse ke ikur nga arbitrimi ti mo, pse ke ikur?

Kola: Është shumë e ulët për një president të bëhen këto….

Halili: Do të vij në emision.

Kola: Nuk bëj diskutime me njerëz joteknikë unë, dua njerëz teknikë.

Halili: Do të vij në studio, por po i jap njëçikë përgatitjet Klajdit, të marrë masa. Të marrë ndeshjen në Durrës kur ne shkonin e luanim vjet. Dhe para se të loznim me Ballshin e na thanë Behiratçe do të dalë më të kuqe, Hasani me të verdhë, filani nuk do lozë. Po qesh ti se të vjen mirë, kujton ti se flemë gjumë neve. E dimë…

Kola: Është shumë e ulët që një president të bëjë këto deklarata.

Halili: Do ti nxjerr unë të gjitha çfarë kë bërë në kampionatin shqiptar.

Kola: Ky është problemi juaj, nuk është problemi im. Unë as nuk jap e as nuk heq penallti, thjesht citoj rregulloren në një studio sportive.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"