VIDEO/ 3 gola dhe karton i kuq në pjesën e parë, PSG i jep “leksion” Marsejës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2024 | 23:10

VIDEO/ 3 gola dhe karton i kuq në pjesën e parë, PSG i jep “leksion” Marsejës

PSG ka triumfuar me rezultatin e pastër 0-3 në derbin ndaj Marsejës. Vlen të theksohet fakti se të 3 golat ekipi i Luis Enrikes i realizoi në pjesën e parë. 

PSG

Ai që zhbllokoi sfidën ishte Neves në minutën e 7-të, në minutën e 20-të, Marseja mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Haritit, dhe duket se gjërat u bënë më të thjeshta për kampionët në fuqi pas kësaj minute. 

Si të mos mjaftonte kjo, në minutën e 29-të, Balerdi do të shkaktonte autogol, teksa për golin që do të “vuloste” shifrat në 0-3, mendoi Barkola.  

Ky triumf 0-3, ngjit të vetme në kryes skuadrën e PSG-së me 23 pikë në 9 javë, 3 më shumë se ndjekësit e Monakos.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"