VIDEO/ 3 shqiptarë në fushë, Jashari bën heroin me gol dhe asist! Skuadra ukrainase triumfon me përmbysje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2024 | 20:28

VIDEO/ 3 shqiptarë në fushë, Jashari bën heroin me gol dhe asist! Skuadra ukrainase triumfon me përmbysje

Duel emocionues në elitën e futbollit ukrainas, në përballjen mes LNZ Çerkasi dhe Kapati Lviv, ku zbritën në fushën e lojës plot 3 futbollistë shqiptarë. Që të 3 këta pjesë e vendasve të LNZ Çerkasi që triumfuan me rezultatin 2-1. 

bandicam 2024-08-26 20-20-31-664

Bëhet fjalë për ish-kapiteni e Laçit, Dajko, si dhe dy shqiptarët e Kosovës, Salihu dhe Jashari, me këtë të fundit që u shndërrua në hero, duke asistuar dhe shënuar në triumfin me përmbysje që skuadra e futbollistëve shqiptarë arriti, në duelin e javës së katërt. 

Jashari fillimisht asistoi për golin e barazimit të shënuar nga Pasiç në minutën e 61-të, ndërkohë që në minutën e 77-të, përmbysi rezultatin në 2-1. 

Kjo ishte fitorja e tretë në 4 javë kampionat për LNZ Çekasi që ka arritur të grumbullojë plot 9 pikë, me 3 futbollistët shqiptarë titullarë absolut.  

GOLI I JASHARIT: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"