VIDEO/ Abraham bëhet meme, shikoni dëmtimin absurd të sulmuesit të Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2024 | 21:39

VIDEO/ Abraham bëhet meme, shikoni dëmtimin absurd të sulmuesit të Milanit

Sulmuesi i Milanit, Tami Abraham pësoi një dëmtim absurd në duelin ndaj Udinezes, teksa shpërdoroi një rast të artë shumë pranë vijës fatale.  

ABRAHAM

Anglezi nuk mundi të shënonte në hyrje të zonës së 5 mëtërshit, pas topit të kthyer nga portieri, teksa në tentativë për të gjetur rrugën e rrjetës u ngatërrua me këmbët e tij duke u dëmtuar më pas. 

Bëhet fjalë për minutën e 78-të, kur sulmuesi anglez la fushën e lojës, për shkak të dëmtimit duke u zëvendësuar nga Loftus-Çik. 

Vlen të theksohet fakti se Abraham ishte futur në fushë në minutën e 73-të, teksa mundi të qëndronte vetëm 5 minuta në lojë, për t’u zëvendësuar sërish.  

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"