VIDEO/ Alvarez bën rolin e Mesit, Argjentina vazhdon marshimin në kualifikueset e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2024 | 9:13

VIDEO/ Alvarez bën rolin e Mesit, Argjentina vazhdon marshimin në kualifikueset e Botërorit

Mungesa e Lionel Mesit nuk ka ndalur kampionët në fuqi të Argjentinës që të sigurojnë fitoren e radhës në grupin e tyre kualifikues të Botërorit, ku janë për momentin dominues të plotë. “Scaloneta” po gjen liderë të ri brenda saj dhe një prej tyre është padyshim Hulian lavarez, i cili ndihmoi ekipin në një fitore bindëse 3-0 në shtëpi ndaj Kilit.

asdasddsgdfhsdf

Sulmuesi i cili gjatë verës u largua nga Mançester Siti për të nisur një aventurë të re në radhët e Atletiko Madrid, mori rolin e protagonistit në pjesën e dytë të sfidës, pasi e para ishte mbyllur pa gola. Ai fillimisht dha asistin për golin e avantazhit të shënuar nga Mak Alister sapo filloi fraksioni i dytë i lojës. Më pas, në minutën e 84-t dyfishoi shifrat duke bërë të sigurt fitoren e skuadrës së tij. Dibala me nëj gol në shtesën e takimit, vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.

Me këtë fitore, Argjentina u ngjit në kuotën e 18 pikëve pas 7 ndeshjesh, duke qenë lidere e shkëputur e klasifikimit të kualifikuesve për zonën e Amerikës së Jugut.

sdfsdfdsfsdfdsfds

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"