VIDEO/ Alvarez gjen rrugën e rrjetës në sekondën e 50-të, Suçiç i kundërpërgjigjet me gol spektakolar! Sociadad dhe Atletiko Madrid ndajnë pikët në La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2024 | 23:11

VIDEO/ Alvarez gjen rrugën e rrjetës në sekondën e 50-të, Suçiç i kundërpërgjigjet me gol spektakolar! Sociadad dhe Atletiko Madrid ndajnë pikët në La Liga

Real Sociedadi dhe Atletiko Madridit ndanë pikët në duelin e vlefshëm për javën e nëntë të La Ligës, që u mbyll në barazim 1-1. Një duel tepër i luftuar deri në minutat e fundit.  

SOCIEDAD

Sfida do të zhbllokohet shumë shpejt, ku në sekondën e 50-të, Julian Alvarez do të gjente rrugën e rrjetës pas asitit të Grizman. 

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1. Me kalimin e minutave, vendasit e Sociedadit, nuk u dorëzuan, teksa në minutën e 84-t, kroati Suçiç, do të nxirrte nga repertori i tij një perlë, ku me një gjuajtje spektakolar nga distanca, gjeti baraspeshën duke i dhënë një pikë të rëndësishme skuadrës së tij.  

Me këtë barazim, Atletiko Madrid është pozicionuar në vendin e tretë me 17 pikë në 9 javë, ndërkohë Real Sociedad, numëron 9 pikë në 9 ndeshje duke mbajtur vendin e 15-të.  

GOLI I ATLETIKO MADRIDIT: VIDEO  

GOLI I REAL SOCIEDADIT: VIDEO  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"