VIDEO/ Ardian Ismajli spikat në fushë, por Empoli humbet tri pikët në minutat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2024 | 15:03

VIDEO/ Ardian Ismajli spikat në fushë, por Empoli humbet tri pikët në minutat e fundit

Ardian Ismajli ka dhuruar sërish një paraqitje solide me Empolin kundër Parmës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare spikati në fushë, ndërsa ishte i dyti më i vlerësuar nga “Sofascore” pas Fazinit, ky i fundit është shok i skuadrës te Empoli.

bandicam 2024-10-27 13-22-37-151

Ismajli me shokë ishin pranë tre pikëve, ndërsa sfida u mbyll barazim 1 me 1. Parma isa doli të barazojë 10 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Ismajli, që u vlerësua 7.4, luajti në sfidën e Seria A me maskë në fytyrë. Kjo për shkak të lëndimit që ka pësuar, ndërsa ishte kujdesur që në maskë të kishte flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Autogoli në favor të Empolit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"