VIDEO/ Arsenali e le me pasoja Mançester Sitin, kampionët e Anglisë ndalen nga Njukasëlli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 15:27

VIDEO/ Arsenali e le me pasoja Mançester Sitin, kampionët e Anglisë ndalen nga Njukasëlli

Mançester Siti është ndalur në transfertë nga Njukasëlli në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të në Premier Ligë.

gfdhgj

Ndeshja u zhbllokua nga Gvardiol në minutën e 35-të (VIDEO) ndërsa shifrat u barazuan në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 57′ ku Gordon u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

Pavarësisht tentativave të skuadrave për të shënuar golin e fitores, sfida u mbyll me barazimin 1-1.

Deri tani skuadra e Guardiolës numëron 4 fitore dhe 2 barazime duke udhëhequr kampionatin anglez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"