VIDEO/ Arsenali “shkel me këmbë” Mançester Sitin, Guardiola i thotë lamtumirë titullit kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2025 | 19:22

VIDEO/ Arsenali “shkel me këmbë” Mançester Sitin, Guardiola i thotë lamtumirë titullit kampion

Arsenali ka mposhtur Mançester Sitin me rezultatin 5-1. Një tronditje për djemtë e Guardiolës, që i thonë lamtumirë titullit kampion dhe për më tepër rrezikojnë zonën Champions.

bandicam 2025-02-02 18-50-19-455

Goli i Odegard në minutën e dytë tregoi se do të ishte dita e Arsenalit. Dhe pse Haland barazoi në pjesën e dytë, avantazhi u rikthye menjëherë te vendasit me anë të Partej. Ky i fundit u bë viral me festimin që përdor Haland.

Tre gola të tjerë pasuan më pas te vendasit. Skuadra e Artetës i dha leksione kundërshtarëve. Arsenali mban vendin e dytë me 6 pikë më pak se Liverpul, por dhe një ndeshje më tepër të luajtur.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

ARSENAL 5-1 MANÇESTER SITI

2′ Odegard, 57′ Partej, 62′ Ljuis-Skelli, 76′ Havertc, 90+3′ Nuaneri – 55′ Haland

Goli i Odegard: (VIDEO)

Goli i Haland: (VIDEO)

Goli i Partej: (VIDEO)

Goli i Ljuis-Skelli: (VIDEO)

Goli i Havertc: (VIDEO)

Goli i Nuaneri: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Arsenal: Raja, Timber, Saliba, Gabriel, Ljuis-Skelli, Rajs, Partej, Odegard, Martineli, Trosard, Havertc

Trajner: Mikel Arteta

Mançester Siti: Ortega, Nunesh, Stones, Akanzhi, Gvardiol, Silva, Kovaçiç, Savinjo, Foden, Haland, Marmoush

Trajner: Pep Guardiola

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"