VIDEO/ Asist me finte, sulmuesi shqiptar bën protagonistin në Serinë B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2024 | 21:15

VIDEO/ Asist me finte, sulmuesi shqiptar bën protagonistin në Serinë B

Sulmuesi shqiptar, Silvio Merkaj, ishte protagonist ditën e sotme te skuadra e Sudtirol, në triumfin 1-3, që skuadra e tij regjistroi në transfertë ndaj Rexhianas, në duelin e vlefshëm për javën e pestë të Serisë B. 

merkaj asist

Merkaj u aktivizua në minutën e 66-të të sfidës, ndërkohë që dhuroi një asist me finte në minutën e 78-të, për Praszelik, i cili shënoi golin e tretë për Sudtirol. 

Ky ishte aktivizimi i katërt për sulmuesin 26-vjeçar dhe asisti i parë për këtë sezon. Sezonin e kaluar Merkaj u aktivizua 33 ndeshje në Serinë B, ku shënoi 4 gola dhe dhuroi 2 asiste.  

ASISTI I MERKAJT DITËN E SOTME: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"