VIDEO/ Asisti i parë i sezonit për Jurgen Bardhin, ish-mesfushori i Partizanit vazhdon të lërë shenjë në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2023 | 17:34

VIDEO/ Asisti i parë i sezonit për Jurgen Bardhin, ish-mesfushori i Partizanit vazhdon të lërë shenjë në Turqi

Jurgen Bardhi ka ndihmuar skuadrën e Keçiorengyçy që të sigurojë fitoren e dytë të këtij edicioni në kategorinë e dytë turke,. Mesfushori shqiptar ishte protagonist me asist në sfidën e fituar me shifrat 2-0 ndaj Sanliufaspor.

bardhi

Që në minutën e 16 të sfidës, ish-mesfushori i Partizanit ka dhënë një pasim perfekt në të djathtën për Dembele i cili nuk gaboi duke mposhtu portierin kundërshtar.

SHIH VIDEON

Ky ishte asisti i parë i këtij sezoni për Bardhin, i cili në edicionin e kaluar arriti të regjistronte 9 asiste në radhët e klubit turk. Me këtë fitore, Keçiorengyçy është kthyer në grupin e skuadrave që pretendojnë për ngjitjen në Superligën turke në edicionin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"