Postuar: Shkurt 2, 2025 | 19:07
VIDEO/ Asisti i Xherdan Shaqirit mban gjallë shpresat për titull, kapiteni i Bazelit në sezon të çmendur pas rikthimit
Xherdan Shaqiri po zhvillon një sezon të çmendur me Bazelin. Mesfushori shqiptar u afrua në verë dhe ka qëlluar të jetë goditje me vlerë.
Baseli po lufton për titullin kampion, ndërsa sot goli i vetëm i fitores u asistua nga Shaqiri. Bazeli fitoi me rezultatin 0-1 përballë Zyrihut.
Aktualisht qëndron me 1 pikë më pak se Lugano që kryeson. Vetë Shaqiri ka asistuar 11 gola dhe ka shënuar 6 të tjerë në kampionat.
Kapiteni 33-vjeçari po udhëheq klubin e tij, që kërkon titullin pas 8 vitesh.
Goli i asistuar nga Xherdan Shaqiri: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)