VIDEO/ Aventurë e tmerrshme! Van Persi përjeton makthe si trajner, skuadra e tij mposhtet 9 me 1 në kampionatin holandez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2024 | 23:46

VIDEO/ Aventurë e tmerrshme! Van Persi përjeton makthe si trajner, skuadra e tij mposhtet 9 me 1 në kampionatin holandez

Mbrëmja e 14 shtatorit të vitit 2024, do ta shoqërojë gjatë në karrierë, trajnerin Robin Van Persi, i cili përjetoi një makth, teksa skuadra e tij, Herenven, u mposht me rezultatin e thellë 9-1 nga Az Alkmar, në duelin e vlefshëm për javën e 5-të, të elitës së futbollit holandez. 

van persi

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Mançester Junajtid, Robin Van Persie ka marrë drejtimin e skuadrës holandeze gjatë verë, teksa duket se kjo aventurë ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.  

Gjithsesi sezoni është ende i gjatë dhe Van Persie do të ketë kohë për të korrigjuar gjërat përpara se situata të përkeqësohet.  

Herenven përfundoi i 11-ti në Eredivisie sezonin e kaluar përpara se të vendoste të emëronte Van Persie si trajner kryesor. Një fitore në katër ndeshjet e fundit, këto janë statistikat për ekipin e Van Persit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"