VIDEO/ Bie një rekord historik në not, 21-vjeçari “masakron” të fundit që i kishte mbetur “Peshkaqenit” Felps

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2023 | 22:36

VIDEO/ Bie një rekord historik në not, 21-vjeçari “masakron” të fundit që i kishte mbetur “Peshkaqenit” Felps

Majkëll Felps, notari legjendar amerikan, vendosi të largohej nga garat shtatë vite më parë, si një nga më të suksesshmit në histori. Dhe menjëherë nisi gara për të thyer rekordet e “Peshkaqenit” i cili kishte vendosur të tilla thuajse në çdo disiplinë ku kishte marrë pjesë.

sasdasdadasas

Këtë të shtunë, Felps pa se si rekordi i tij i fundit ra dhe ndodhi në mënyrë spektakolare në Kampionatin Botëror të Notit në Japoni, ku 21-vjeçari francez Leon Marshand, masakroi kohën e amerikanit, i pranishëm në akuadrom për të ndjekur garën.

Marshand vendosi rekordin e ri të botës në garën e 400 metrave mikse individuale, 4:02.50, duke përmirësuar me 1,34 sekonda kohën që Felps kishte vendosur në Olimpiadën e Pekinit në vitin 2008. Në fakt Felps mbante rekordin botëror në këtë garë që nga viti 2002, por e kishte përmirësuar atë vazhdimisht.

“Ishte çmenduri, një nga gjërat më me dhimbje që kam bërë”, tha Marshand i entuziazmuar pas garës ku ishte vetë Felps ai i cili i dorëzoi medaljen djaloshit francez që stërvitet në SHBA nga ish-trajneri i amerikanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"