VIDEO/ “Boom boom” Uzuni, sulmuesi shqiptar shënon golin e dytë radhazi në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 0:12

VIDEO/ “Boom boom” Uzuni, sulmuesi shqiptar shënon golin e dytë radhazi në kampionat

Myrto Uzuni është rikthyer në versionin “bomber” te Granada. Talenti beratas gjeti golin e dytë radhazi në kampionat me fanellën spanjolle. 

uzuniii

29-vjeçari arriti të tunde rrjetën në minutën e 77-të të sfidës ndaj Malagës, duke i dhënë avantazhin 2-1 skuadrës së Grandaës.  

Në 3 ndeshjet e para të kampionatit sulmuesi shqiptar nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, teksa duket se tashmë është ndezur për të mos u ndalur më. Edicionin e kaluar në La Liga, Uzuni realizoi 11 gola në 34 ndeshje.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"