VIDEO/ Bordin gjen zëvendësimin e duhur, Elbasani mund Bylisin në transfertë dhe rikthehet mes pretendentëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2024 | 17:54

VIDEO/ Bordin gjen zëvendësimin e duhur, Elbasani mund Bylisin në transfertë dhe rikthehet mes pretendentëve

Elbasani është kthyer mes ekipeve pretendente në Superiore, teksa ka mundur në transfertë skuadrën e  Bylisit me rezultatin 1-0.

bandicam 2024-09-29 17-35-11-425

Në ndeshjen ku Nevil Dede debutonte në pankinën e skuadrës vendase, diferencën e ka bërë goli i Lleshit në pjesën e dytë, pak minuta pasi sulmuesi ishte aktivizuar në fushën e lojës. Dy skuadrat dhuruan një ndeshje me ritëm të lartë, sidomos në pjesën e parë, por gjuajtja me kokë e sulmuesit të verdhebluve ishte ajo që vulosi fatin e kësaj sfide.

Kështu, Elbasani e sheh veten vetëm 1 pikë pas Vllaznisë kryesuese, ndërsa ballshiotët mbeten në zonën e ftohtë të klasifikimit, si kandidatë për rënien nga kategoria.

BYLIS-ELBASANI 0-1
76′ Lleshi

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Elbasanit.

90’+1’ Edhe Lajthia ndëshkohet me karton të verdhë.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Ualison pason për Souzan i cili i vetëm në hyrje të zonës godet shumë keq topin.

88’ Leo Melo ndëshkohet me karton të verdhë.

87’ Qaqi hyn në fushë në vend të Tsague te Elbasani.

83’ Marku merr vendin e Papës në radhët e Bylisit.

82’ Gabriel ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Lleshit.

80’ Dede bën një tjetër lëvizje, teksa hedh në fushë Souza në vend të Brunos.

77’ Lleshi ndëshkohet me karton të verdhë pasi festoi duke hequr fanellën.

76’ GOOOL ELBASANI! Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Lleshi i cili me kokë gjen golin e avantazhit. (VIDEO)

74’ Leo Melo dhe Kasa marrin vendin e Qoses dhe Hakajt te Elbasani.

71’ MekKarti dhe Maçolli hyjnë në fushë në vend të Malomo dhe Ruçit në radhët e Bylisit.

69’ Karton i verdhë edhe për Lilën i cili ndal një kundërsulm të vendasve.

67’ Goditje dënimi e Sulovarit nga e djathta e sulmit që ndalet nga traversa, duke i mohuar festën vendase. (VIDEO)

65’ Musta ndëshkohet me karton të verdhë për faullin ndaj Sulovarit i cili po i drejtohej zonës nga e djathta.

58’ Dros dhe Gjoni largohen nga fusha e lojës për t’i bërë vend Hasanit dhe Lleshit.

55’ Rast i pabesueshëm i Elbasanit me sferën që shkon te Gjoni i vetëm para portës, por ai gabon duke e çuar sferën jashtë. (VIDEO)

51’ Tsague rrotullohet mirë në të majtën, por gjuajtja e tij diagonale gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës vendase.

46’ Sulovari merr vendin e Gjatës në fillimin e pjesës së dytë për Bylisin.

45’+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’+2’ Ndëshkohet me të kuq për protesta zëvendëstrajneri i Bylisit.

bandicam 2024-09-29 16-47-19-797

45’+2’ Ruçi ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Lajthisë.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ Gjoni është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë për faullin ndaj Kasajt.

44’ Top i gjatë i Hilës për Tsague, Bruno largon rrezikun.

39’ Rrotullim i Përgjonit para zonës teksa gjen hapësirën për të gjuajtur, por duke çuar topin shumë lart mbi traversën e portës së verdhebluve.

32’ Pas një rivënie anësore të gjatë, topi shkon te Tsague, i cili gjuan drejt portës pas një rrotullimi në qendër, por bllokohet nga mbrojtësit.

30’ Ualison merr topin në zonë nga e djathta dhe tenton portën, i mbyllur nga dy mbrojtës miq teksa devijon ai i fundit jashtë sipas gjyqtarit Maletaj. (VIDEO)

25’ Tsague hyn në zonë dhe rrëzohet pas ndërhyrjes së Bruno, gjyqtari vlerëson gjithçka të rregullt dhe vazhdon lojën. (VIDEO)

24’ Lajthia nga e djathta harkon në shtyllën e dytë, ku Hila gjuan pa gjetur portën. (VIDEO)

20’ Manovër e gjatë e Elbasanit me Qosen i cili nxjerr Lajthinë të vetëm në zonë në të djathtën, por mesfushori vonohet në tentativën e tij dhe bllokohet më pas nga Peralta. (VIDEO)

14’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Dros i cili gjuan nga jashtë zonës por nuk gjen katërkëndorin duke çuar sferën mbi traversë. (VIDEO)

11’ Ualison shfaqet edhe një herë rrezikshëm në zonë me një gjuajtje që shkon në duart e Abalora.

9’ Gjuajtje e fortë e Papës nga distanca, sfera shkon në duart e Abalora.

8’ Aksion nga e majta i Elbasanit, Hakaj harkon në shtyllën e dytë ku shfaqet Lajthia i cili gjuan por gjen përgjigjen e portierit Beqaj. (VIDEO)

7’ Aksion i shpejtë i ballshiotëve në të djathtën me Ualison i cili gjuan dhe ndalet nga Abalora. Aksioni bëhet o pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

4’ Pas një goditje nga këndi, Musta devijon në shtyllën e parë dhe pretendon për një prekje topi me dorë në zonën e ballshiotëve nga kundërshtarët, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Ballsh.

FORMACIONET ZYRTARE

Bylis: Beqaj; Papa, Gabriel, Bruno, Peralta; E. Kasaj, Ruçi, Përgjoni, Malomo, Ualison, Gjata.
Trajner: Nevil Dede

Elbasani: Abalora, Musta, Lajthia, Telushi, Hakaj, Lila, Dros, Qose, Hila, Tsague, Gjoni
Trajner: Roberto Bordin

sdffdsfdsfdsfdsfdssdfsfdfdsfds

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"