VIDEO/ Çinari i papërmbajtshëm, sulmuesi shkodran gjen golin e 5-të në 8 ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2024 | 20:15

VIDEO/ Çinari i papërmbajtshëm, sulmuesi shkodran gjen golin e 5-të në 8 ndeshje

Erald Çinari po kalon një moment të artë në elitën e futbollit armen. Sulmuesi shkodran. pasi shënoi një dopietë në mesjavë, formën e shkëlqyer e ka vijuar edhe ditën e sotme.

CINARIIII

28-vjeçari ishte sërish protagonsit në fitoren 5-0 të Noah-s përballë Van. Mëngjarashi u konfirmua në formacionin titullar dhe nuk zhgënjeu aspak.  

Çinari fillimisht asistoi për golin e dytë të shënuar nga futbollisti Omar, teksa nuk u mjaftua me kaq, pasi në minutën e 93-të, vulosi shifrat në 5 me 0.  Në 7 javë kampionat, Çinari ka arritur të gjejë 5 herë rrugën e rrjetës si dhe ka regjustruar 1 asist.  

GOLI I ÇINARIT: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"