VIDEO/ “Çudira” në Kategorinë e Tretë, i gjithë ekipi ndëshkohet me kartonë. Ndeshja braktiset dhe rifillon pas 20 minutave
Çudirat janë rikthyer në futbollin shqiptar. Konkretisht bëhet fjalë për ndeshjen e sotme mes Gramozit dhe Bylisit B, që u luajt në stadiumin “Gramozi” dhe pati vlerë për javën e gjashtë të Kategorisë së Tretë.
Në pjesën e dytë, ndërsa ndeshja ishte 2 me 0 në favor të Gramozit, miqtë vendosën të braktisin ndeshjen. Ishte trajneri që iu drejtua lojtarëve të tij, që më pas shkuan në dhomat e zhveshjes. Shkak duket se u bë një faull i padhënë.
Pas 8 minutave, skuadra B e Bylisit u rikthye në fushë. Arbitri kryesor ishte i fundit që doli nga dhomat e zhveshjes, ndërsa Gramozi qëndroi gjithë kohën në fushë.
Më pas ndodhi një ngjarje e pazakontë pasi arbitri kryesor, Ervin Kotemelo, i ndëshkoi të gjithë te Bylisi me karton të verdhë. Treni dhe Maçolli që ishin të ndëshkuar më parë, u larguan me karton të kuq.
Ndeshja rifilloi pas 20 minutave ndërprerje dhe pse ballshiotët kishin pakënaqësitë e tyre, ndërsa gjithçka u mbyll me rezultatin 4 me 1.
Momenti kur skuadra e Bylis B vendos të braktisë fushën: (VIDEO)
Momenti kur skuadra rikthehet në fushë: (VIDEO)
Momenti kur arbitri kryesor i ndëshkon të gjithë me karton të verdhë: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"