VIDEO/ Debutim ëndrrash për talentin shqiptar, Arsenali dhe Liverpuli shkëlqejnë me “manita”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2024 | 23:14

VIDEO/ Debutim ëndrrash për talentin shqiptar, Arsenali dhe Liverpuli shkëlqejnë me “manita”

Talenti shqiptar, Maldin Kaçurri bëri debutimin me ekipin e parë të Arsenalit në duelin ndaj Boltonit, ku “topçinjtë” e Artetës triumfuan me rezultatin 5-1, të vlefshëm për Kupën Karabao. 

kacurri

Dopieta e Nuaneri, si dhe golat e Rajs, Stërling dhe Haverc, “vulosën” triumfin spektakolar të Arsenalit, ndërkohë që golin e nderit për Boltonin e shënoi Kollins. 

Për sa i përket talentit Kacurri, ai u aktivizua në minutën e 70-të, të sfidës, kur rezultati ishte 4-1, duke zënë vendin e Kalafiorit.  


Fitore me “manita” arriti edhe Liverpuli në duelin ndaj Uest Ham, që u mbyll me shifrat 5-1. Diego Zhota dhe Gakpo realizuan dopietë, teksa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Salah, që shënoi golin e tretë për të kuqtë.  

Vlen të theksohet fakti se Uest Ham-i kaloi e para në avantazh falë autogolit të Quansah në minutën e 21-të, por Liverpuli përmbysi gjithçka.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"