VIDEO/ Derbi dramatik, Atletiko dhe Reali ndajnë pikët mes tensionit në “Metropolitano Stadium”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2024 | 23:30

VIDEO/ Derbi dramatik, Atletiko dhe Reali ndajnë pikët mes tensionit në “Metropolitano Stadium”

Real Madrid dhe Atletio Madrid dhuruan një ndeshje derbi dramatik. Los Blancos deri në minutat e fundit ishin duke fituar, derisa bardhekuqtë reaguan dhe shënuan “në frymën e fundit”. 

aaaassss

Militao ishte lojtari që i dha avantazhin Realit në pjesën e dytë. Qendërmbrojtësi bëri një gjuajtje të shkëlqyer pas një krosimi me goditje standarde duke i dhënë avantazhit skuadrës së Ançelotit.  

Real Madrid u mendua se do ta kishte të lehtë ndeshjen, por në fakt gjendja ndryshoi totalisht prej tifozëve bardhekuq, të cilët u tërbuan duke hedhur sende në fushë. 

Objektivi i tyre ishte portieri Tibo Kurtua i cili ka qenë portier i Atletiko Madrid më parë. U desh ndërhyrja e trajnerit Diego Simeone dhe kapitenit Koke. Gjyqtari ndërpreu ndeshjen për disa minuta. 

Atletiko Madrid luftoi deri në fund dhe ndeshja u bë edhe më emocionuese, derisa Korrea në minutën e 96-të shënoi golin e barazimit (pas aprovimit nga VAR).  Me këtë barazim kaq dramatik, Atletiko u ngjit në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Reali në të 18-tën.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"