VIDEO/ Derbi i Beogradit, tifozeritë e Partizanit dhe Crvena Zvezdës shpërthejnë në kore raciste
Mbrëmë u luajt derbi i 174-të mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës (0-4) dhe tifozeritë përkatëse kanë nisur që në fillim me ofendime gjë që ishte mjaft e pritshme.
Në një moment tifozët “Delije” kanë filluar të thërrasin ‘Jugosllavët’ dhe shumë shpejt ka ardhur përgjigja nga “Grobari” të cilët kanë thirrur: “Shiptarë” ndaj skuadrës rivale.
Nuk u mbyll me kaq kur nga tribuna bardhekuq nisën të brohorisnin ‘Të gjithë në sulm’. Erdhi reagimi i ashpër i Grobarit: ‘Të gjithë një sanduiç’. (VIDEO)
Me këtë përgjigje tifozët e Partizanit aluduan se grupi i tifozëve Delije është nën ndikimin e Partisë Progresive Serbe (SNS), e cila udhëhiqet prej vitesh nga presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Mes tifozëve bardhezi e shohin Vuçiçin si arsyen më të madhe të kolapsit të skuadrës së tyre në vitet e kaluara. Ata besojnë se Crvena Zvezda po ‘shtyhet’ nga shteti dhe se askush nuk ka shanse të fitojë titullin pranë këtij klubi.
Ashtu siç pritej, pak para nisjes së derbit, tifozët e Partizanit kërkuan edhe një herë largimin e drejtuesve të klubit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"