VIDEO/ Derbi spektakolar, Gallatasarai i jep “leksion” Fenerbahçes së Murinjos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 21:15

VIDEO/ Derbi spektakolar, Gallatasarai i jep “leksion” Fenerbahçes së Murinjos

Gallatasarai i jep “leksion” në derbi Fenerbahçes së Zhoze Murinjos, duke e mposhtur me rezultatin 1-3, në një sfidë që rezultoi tepër e luftuar.  

osimhen-1-780x439

Dueli u zhbllokua në minutën e 20-të, ku një predhë e Torreirës nga distanca, preku shtyllën, u përplas në trupin e portierit Livakoviç dhe përfundoi në rrjetë. Miqtë gjetën e dhe golin e dytë në pjesën e parë me Mertens, duke bërë që  45 minutat e para të mbylleshin me rezultatin 0-2. 

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Në minutën e 59-të ishte Sara ai që shënoi golin e tretë për Gallatasarain duke vrarë përfundimisht sfidën. Për golin e nderit të vendasit mendoi Xheko në minutën e 63-të, duke shënuar me penallti, por vetëm kaq, pasi në fund festa ishte e gjitha për Gallatasarain që kryeson me 18 pikë në 6 javë, plot 5 më shumë se Fenerbahçe. 

Standings provided by Sofascore

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"