VIDEO / Dështim spektakolar në Olimpiadë, favoritja për medalje në hedhje nga trampolina merr notën 0
Kanadezja Pamela Uer ishte një nga favoritet kryesore për të marrë medalje në Lojërat Olimpike në hedhjen nga trampolina 3 metra. Sportistja kishte dhuruar rezultate shumë të mira në aktivitetet ndërkombëtare në vitet e fundit dhe të gjithë e shihnin si një nga figurat që do të spikatnin në Tokio 2020.
Por gara e saj ishte shumë larg asaj që pritej dhe dështimi spektakolar në provën e fundit ka bërë xhiron e botës. Uer u paraqit në trampolinë e ndërgjegjshme që i duhej një hedhje thuajse perfekte, pasi nuk kishte bërë paraqitje në nivelin e saj të zakonshëm deri në ato momente për të siguruar kualifikimin në finale.
Por në momentin e hedhjes. ajo hezitoi dhe vendosi të mos ekzekutonte rrotullimin, duke përfunduar në këmbë në ujë, e lënë të shtangur edhe pjesëtarët e stafit të përfaqësues së Kanadasë që mbetën të tronditur. Një “kërcim” që i solli asaj notën 0 nga të gjithë gjyqtarët e që sigurisht e la kanadezen jashtë finales e zonës së medaljeve që pretendonte në këtë aktivitet.
PANORAMASPORT.AL