VIDEO/ Dibala del duke qarë nga fusha e lojës pas dëmtimit, Murinjo: Nuk jam optimist
Roma ka fituar sot me shifrat 4-1 ndaj Kaljarit, por Zhoze Murinjo ka marrë një lajm të keq pasi Paulo Dibala ka lënë fushën e lojës që në pjesën e parë të sfidës, pasi mori një goditje në gju.
Futbollisti nuk i mbajti dot lotët teksa shoqërohej jashtë fushës, pasi kishte marr ndihmën e mjekëve dhe këta të fundit kishim kërkuar zëvendësimin e futbollistit i cili ndjente dhimbje të mëdha.
Dybala down and In tears. Looks like it could be another injury ? pic.twitter.com/M9xwPpJwWZ
— Italian Football News ?? (@footitalia1) October 8, 2023
“Nuk jemi optimistë”, tha Murinjo pas sfidës. “Unë iu besoj gjthmonë shumë futbollistëve, kur ai nuk është optimist, as unë nuk jam optimist. Padyshim që duhet të presim nesër për testet, por unë kam shumë besim te eksperienca e lojtarëve dhe asaj që ndjejnë në trupin e tyre. Dhe Paulo nuk është optimist”, theksoi trajneri i Romës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"