VIDEO/ Ditë e pafat për trajnerin 45-vjeçar, e godasin me top në fytyrë dhe e shkarkojnë nga drejtimi i skuadrës
Një ditë e pafat për Jair Venturën. Trajneri i Juventudes u godit me top në fytyrë nga një lojtar i skuadrës së tij. Po si mos të mjaftonte kjo, pas ndeshjes së humbur 4-2 nga Flamengo, ai u shkarkua nga drejtimi i skuadrës.
Gjatë pjesës së dytë të ndeshjes Flamengo-Juventude, mbrojtësi Everthon në një dyluftim me Michael të Flamengos, pranë vijës së fushës e godet fort topin, i cili shkon drejt e në fytyrën e trajnerit. Pamjet e kapura nga transmetimi televiziv tregojnë se Jair Ventura është goditur, teksa kishte në dorë dhe po shikonte të dhënat teknike të ndeshjes.
Jair Ventura levou uma bolada dentro da cara em chute do próprio pupilo. Que fase… pic.twitter.com/wujDgu3CT7
— ge (@geglobo) October 26, 2024
Megjithatë, dita e pafat e Jair Venturës ishte ende larg… Pas përfundimit të ndeshjes, të cilën Juventude e humbi 4-2, klubi nga Rio Grande do Sul që është në zonën e rënies, me 34 pikë, në vendin e 17-të, njoftoi shkarkimin e trajnerit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"