VIDEO/ Dopietë spektakolare ndaj Trabzonspor, Rei Manaj “ndizet” në Superligën turke
Rei Manaj ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme me fanellën e Sivaspor në duelin ndaj Trabzonspor. 26-vjeçari shqiptar dyfishoi shifrat në minutën e 21-të, duke goditur saktë me kokë. Sulmuesi nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 67-të shënoi golin e dytë personal, duke i dhënë avantazhin 3-2 skuadrës së tij.
Falë kësaj dopiete, Manaj u ngjit në kuotën e 4 golave në kampionat me fanellën e Sivaspor për lushnjarin, i cili dalëngadalë ka filluar të shndërrohet në protagonist te skuadra turke.
GOLI I PARË I MANAJT: VIDEO
Ndeshja e 11-të me fanellën e bardhekuqe për Manajn, që duket se po fiton besimin e plotë të trajnerit, i cili e shikon tashmë si titullar shqiptarin. Shqiptari tashmë ka marrë “frenat” e sulmit te skuadra e Sivaspor.
GOLI I DYTË I MANAJT: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"