VIDEO/ Duele emocionuese, Zhegrova dhe Piter Olainka kualifikohen në grupet e Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2024 | 23:02

VIDEO/ Duele emocionuese, Zhegrova dhe Piter Olainka kualifikohen në grupet e Champions-it

Mbrëmja e sotme rezervoi 3 duele emocionuese, nga ku u zbuluan edhe 3 skuadrat e fundit që plotësuan grupet e Champions League për këtë sezon. 

ZHEGROVAAAA

Pas Dinamo Zagrebit, në festë edhe Crvena Zvezda e Piter Olainkës, që mposhti me rezultatin 2-0 Bodo Glimt. Slovan Bratislav triumfoi 3-2 ndaj Midtjuland, me sllovakët që e shohin veten në grupet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Për herë të parë Slovan Bratislava shkon në grupet e Champions.

Skuadra tjetër e kualifikuar ishte Lila e Edon Zhegrovës. Edhe pse u mposht me rezultatin 2-1 nga Slavia e Pragës, skuadra franceze arriti të kualifikohej, falë triumfit 2-0 në ndeshjen e parë. Hero në këtë mbrëmje ishte Edon Zhegrova që në minutën e 77-të shënoi golin për Lilën, një gol që solli kualifikimin.  

GOLAT E TË 3 SFIDAVE: VIDEO + VIDEO + VIDEO  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"