VIDEO/ Dueli i parë i Ligës së Kombeve, Suedia shkëlqen me 3 gola në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2024 | 20:17

VIDEO/ Dueli i parë i Ligës së Kombeve, Suedia shkëlqen me 3 gola në transfertë

Dueli mes Azerbajxhanit dhe Suedisë, ngriti siparin e Ligës së Kombeve në këtë edicion, ku kombëtarja mike e Suedisë triumfoi me rezultatin 1-3, në përballjen ku të katërta golat u shënuan në pjesën e dytë. 

ISAK

Interesant është fakti se në minutën 45+7, vendasit kishin shansin e artë të kalonin në avantazhi me Shejdajev, i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. 

Për të parë golin e parë, duhet të shkonte minuta e 65-të, kur Isak tundi rrjetën. Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 71-të, sulmuesi i Njukastëll, dyfishoi shifrat. 

Suedezët nuk i mjaftuan me kaq, teksa në minutën e 80-të, gjetën golin e tretë me Gjokeres. Për golin e nderit te kombëtarja e drejtuar nga trajneri Santos mendoi futbollisti Dadashov në minutën e 82-të.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"