VIDEO/ Dueli i polemikave në boks, mbyllet me lot sfida mes italianes dhe transgjinores algjeriane. Ja çfarë ndodhi
Ndeshja e shumëpritur mes Imane Khelif dhe Angela Carini në fazën e 16-të të turneut të boksit për femra, kategoria 66 kg, zgjati vetëm 46 sekonda.Ka mjaftuar vetëm një goditje me dorën e djathtë nga algjeriania për ta bërë italianen të dorëzohej dhe të kërkonte menjëherë ndërprerjen e ndeshjes.
Kjo ndodhi pas disa sekondash që Carini ishte ndalur nja dy herë për shkak të helmetës së saj të cilën nuk e kishte fiksuar në mënyrën e duhur.
Pasi gjyqtarët vërtetuan zgjedhjen e saj me vendimin zyrtar, boksierja italiane u gjunjëzua në ring dhe qau.
Dopo appena una quarantina di secondi dal via della gara, l’azzurra Angela Carini si avvicina al bordo e annuncia il ritiro ❌🇮🇹#Paris2024 #Olympics #HomeOfTheOlympics #Olimpiadi #Parigi2024 pic.twitter.com/snqN14ZfXF
— Eurosport IT (@Eurosport_IT) August 1, 2024
Prania e Khelif në Paris ka qenë objekt debati orët e fundit duke qenë se në mars të vitit të kaluar ajo u skualifikua në prag të finales së titullit për shkak të niveleve të larta të testosteronit.
PANORAMASPORT.AL