VIDEO/ Duplantis fenomenal, suedezi rekord botëror në kërcim me shkop

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2024 | 9:14

VIDEO/ Duplantis fenomenal, suedezi rekord botëror në kërcim me shkop

Armand Duplantis vijon të bëjë histori në garat e atletikës në kërcim me shkop. 24-vjeçari suedez ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke dhuruar prova të pabesueshme me kërcimet e tij.

asdassadaaddsasasad

Rekordmen botëror në këtë disiplinë, Duplantis përmirësoi rezultatin 6.24 metra që kishte vendosur gjatë këtij viti, duke shënuar rekordin e ri botëror, 6.25 metra. Fillimisht atleti suedez vendosi rekord olimpik, duke siguruar medaljen e artë me kërcimin 6.10 metra, për të kaluar brazilianin Thiago Braz (6.03 metra në “Rio 2016”).

Por Duplantis kishte edhe 3 prova për të synuar rekordin botëror. Pasi dështoi në dy të parat, nën entuziazmin e publikut ai ia doli në tentativën e tretë, duke kërcuar 6.25 metra. Më tej kishte vend për festën e çmendur në “Stade de France”, ku u shkrua historia tashmë me rekordin e ri botëror dhe olimpik, 6.25 metra.

Medalja e argjendit në kërcim me shkop u fitua nga amerikani Sam Kendricks, me rezultatin 5.95 metra, ndërsa greku Emmanouil Karils mori të bronztën, me kërcimin 5.90 metra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"