Postuar: Dhjetor 15, 2024 | 20:22
VIDEO/ Dy asiste për 7 minuta, Eraldo Çinari sërish protagonist pas tripletës
Eraldo Çinari vazhdon të shkëlqejë me Noah në Armeni. Sulmuesi shqiptar asistoi dy herë, ndërsa skuadra e tij fitoi me rezultatin 7-1 përballë Uest Armenia në ndeshjen e prapambetur për javën e tretë.
Pasimet e Çinarit u përkthyen në gol në minutën e 76-të dhe 83-të. Kujtojmë se herën e fundit në kampionatin armen, ish-sulmuesi i Partizanit dhe Vllaznisë shënoi tripletë.
Në 13 ndeshje të kampionatit, Çinari numëron tetë gola dhe katër asiste. Skuadra e Noah kryeson me 2 pikë më tepër se Urartu që ndjek, ndërsa duhet të luajë dhe dy ndeshje të prapambetura.
Asistet e Eraldo Çinarit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"