VIDEO/ Dy gola të anuluar dhe dy traversa, derbi i pazakontë Tirana-Dinamo përfundon në paqe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2024 | 0:04

VIDEO/ Dy gola të anuluar dhe dy traversa, derbi i pazakontë Tirana-Dinamo përfundon në paqe

Tirana dhe Dinamo janë ndarë në një barazim pa gola në duelin e pazakontë që kanë luajtur mes tyre në Vorë, si pasojë e mungesës së stadiumeve në kryeqytet.

bandicam 2024-10-19 15-01-50-131

Dy skuadrat kanë dhuruar ashtu siç pritej një lojë të hapur, por pa arritur asnjëra të konkretizonte mundësitë para porte.

Në fakt, si Tirana, ashtu edhe Dinamo, ia dolën që të gjenin rrjetën në këtë ndeshje, por në ët dy rastet ato u anuluan për pozicion jashtë loje. Ndërkohë, Prengaj ishte i pafat sepse mposhti dy herë portierin Teqja, por pa topin të ndalej në transfertë.

Kësisoj, të dy skuadrat morën vetëm nga një pikë në këtë duel, duke mos ndryshuar shumë pozitat e tyre në klasifikim ku të dyja janë mes pretendenteve për katërshen e parë.

TIRANA-DINAMO 0-0

NGJARJET KRYESORE

90’+11’ Mbyllet pa gola derbi i kryeqytetit.

90’+4’ Haxhiu nga e djathta harkon në qendër për Ndrecën i cili gjuan me kokë, por përsëri nuk gjen portën. (VIDEO)

90′ Jepen 10 minuta shtesë.

86’ Tjetër traversë e Prengajt! Sulmuesi i pafat sheh përsëri topin të kthehet nga shtylla e sipërme e portës së Teqjes pas një aksion të bukur të bardhebluve. (VIDEO)

82’ Maliqi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në sulm ndaj Ismailit.

78’ Një harkim në qendër sjell gjuajtjen e Zharmunit, por ai përsëri me kokë nuk gjen portën e bluve.

78’ Vila, Mandela dhe Bregu i lënë vendin Maliqit, Qardakut dhe Docit në radhët e Dinamos.

77’ Soler i dëmtuar i bën vend në fushë Ndrecës te Tirana

71’ Zabërgja nga e djathta nis një pasim në qendër që devijohet nga Selmani, teksa Vila shtyn sferën në rrjetë. Por goli është i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

69’ Bregu vë në provë Selmanin me një goditje dënimi nga e majta, duke gjetur përgjigjen e portierit.

63’ Qefalija merr vendin e Karamba në radhët e Dinamos.

58’-63′ Pas një harkimi në të djathtën, Zharmuni ul sferën për Soler i cili me një roveshatë mposht Teqjen në shtyllën e parë. Protesta të bluve për momentin kur Zharmuni devijon topin me kokë, për kalimin e vijës fundore, por VAR pas 5 minutash vëzhgim cakton pozicion jashtë loje gjatë aksionit. (VIDEO)

53’ Prengaj nga e majta lëshon një gjuajtje të fortë, traversa i mohon festën e golit sulmuesit të bardhebluve. (VIDEO)

48’ Zabërgja dy herë radhazi nis topin në qendër për Mandelan, i cili në rastin e parë ndalet nga Selmani, ndërsa në të dytin nga Dembele i cili fillon faull ndaj sulmuesit.

46’ Pjesa e dytë nis me ndryshim te Tirana, pasi Abah i lë vendin në fushë Metës.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+1’ Zharmuni ndëshkohet me karton të verdhë pas një përplasje me Ditën.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

41’ Lorran nga e majta e sulmit harkon në zonë ku nuk devijon askush, as Selmani me daljen e tij të lartë, me sferën që shkon në anën tjetër duke u larguar më pas nga mbrojtja.

37’ Pak shqetësim për blutë pas një përplasje që lë Bregun të dëmtuar, por anësori i sulmit ia del të kthehet përsëri në lojë.

34’ Gjuajtje e fortë e Abah nga e djathta e zonës pas një goditje këndi, sfera bllokohet nga mbrojtësit e Dinamos.

31’ Prengaj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Meksit.

30’ Zharmuni nxjerr në mënyrë të shkëlqyer të vetëm para portës Prengajn në të majtën, gjuajtja e sulmuesit është tërësisht e gabuar. (VIDEO)

28’ Aksion i shpejtë i bardhebluve me Abah i cili sheh gjuajtjen e tij të bllokohet e më pas devijon jashtë një tjetër tentativë të Prengajt.

24’ Goditje këndi me skemë e Dinamos, topi këtë herë shkon te Karamba i cili gjuan nga një distancë e largët, por gjen të gatshëm Selmanin në pozicion. (VIDEO)

19’ Një goditje nga këndi e harkuar në zonën e Dinamos sjell gjuajtjen me kokë të Soler, sfera shkon larg portës së Teqjes.

17’ Meksi nga e djathta harkon në zonë, Kola nuk largon siç duhet fillimisht duke e çuar te Mandela, por pastaj ia del të spastrojë zonën.

12’ Bregu provon me një goditje dënimi me skemë duke pasuar për Alijin, por gjuajtja e këtij të fundit bllokohet në kufijtë e zonës.

8’ Përgjigja vjen në anën tjetër me një shkëputje të Lorran në të majtën, pasimi i tij gjen Mandela në qendër por sulmuesi nuk e kthen dot sferën në rrjetë. (VIDEO)

4’ Shkëndija e parë i përket bardhebluve me një gjuajtje me kokë të Zharmuni pas një goditje këndi që shkon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

1’ Nis dueli në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës.

Foto para fillimit të ndeshjes:

f1 f2 f3 f4

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Selmani, Gjumsi, Kola, Dembele, Ismajli, Soler, Abah, Jonuzi, Haxhiu, Zharmuni, Prengaj

Trajner: Bledi Shkëmbi

DINAMO: Teqja, Meksi, Dita, Aliji, Toli, Lorran, Karamba, Vila, Zabërgja, Mandela, Bregu

Trajner: Ilir DajaWhatsApp Image 2024-10-19 at 12.45.25PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"