VIDEO/ Dy gola të Kekos i kthejnë buzëqeshjen Partizanit, “demat” kalojnë Apoloninë në Kupë
Partizani ka kaluar në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë pasi ka mundur me shifrat 2-0 Apoloninë në ndeshjen e luajtur në kryeqytet.
Pritej një kualifikim i thjeshtë i të kuqve, por në pjesën e parë loja e skuadrës së Veselinoviç la shumë për të dëshiruar, edhe pse në fushë ishin pjesa më e madhe e titullarëve të zakonshëm.
Megjithatë, një gol i shpejtë i Kekos në startin e pjesës së dytë i dha frymëmarrje Partizanit që nisi të administronte lojën. Fierakët iu afruan golit duke goditur shtyllën, por në momentin kur u duk se po tentonin të shënonin, erdhi goli i dytë i Kekos i cili mbylli diskutimet e kualifikimit.
PARTIZANI-APOLONIA 2-0
48′, 66′ Keko
Goli i Kekos (VIDEO)
Goli i dytë i Kekos (VIDEO)
PARTIZANI: Qirko (85′ Hoxha), Bytyçi, Preka, Sembene, Osmanllari (46′ Buxhelaj), Ismaili, Mehmeti, Taipi (85′ Jata), Keko, Zeka (69′ Mando), Padstrelau.
Trajner: Aleksandar Veselinoviç
APOLONIA: Kaçaj; O.Repaj (63′ Onjiuenji), Ndubuisi (84′ Idris), Asllanaj, Kofi; Hebeja (84′ Xheberxhiu), Rakipaj, Topi; Trifoni (75′ Vrushi), Culli (62′ Musa), Umejiego.
Trajner: Sedat Pajaziti
Gjyqtar: Daniel Vrapi
KV: 43′ Preka / 36′ Rakipaj, 50′ Asllanaj, 68′ Kofi
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"