VIDEO/ E akuzuan se është burrë, Imane Khelif shfaqet e transformuar: Nuk kisha kohë për sallone bukurie…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2024 | 12:30

VIDEO/ E akuzuan se është burrë, Imane Khelif shfaqet e transformuar: Nuk kisha kohë për sallone bukurie…

Imane Khelif, boksierja algjeriane, fituese e medaljes së artë në Paris, ishte një nga personazhet më të përfolura gjatë Lojërave Olimpike.imane-1-770x349

Imane u akuza për gjininë e saj, madje në këtë diskutim u përfshinë jo vetëm protagonistë të boksit por dhe personazhe të famshme në botë, deri te kandidati për president në SHBA, Donald Tramp.

Së fundmi, në rrjetet sociale është publikuar një video ku shfaqet një “tjetër” Imane Khelif, një video të cilën i ka bërë share edhe vetë boksierja. Imane duket shumë larg imazhit të saj të fortë në ring, por një femër e kuruar deri në detaj, aq sa është e vështirë të njihet.

“Për të fituar atë medalje nuk kishte kohë të humbiste në sallone bukurie dhe për shopping”, shkruhet në videon e publikuar në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"