VIDEO/ “E kanë dhj*** pulëbardhat”, prezantuesja e “Eurosport” nuk e mban të qeshurën në transmetim me legjendën e tenisit
Ish-tenistja austriake, Barbara Shet, ka bërë një gafë të pazakontë gjatë komentit të sotëm të ndeshjeve të Australian Open për rrjetin “Eurosport”.
Duke folur drejtpërdrejt nga Melburni, ku po zhvillohen ndeshjet e një prej turneve Grand Slem, ajo nuk e mbajti të qeshurën kur duhej të intervistonte një prej legjendave të këtij sporti, Mark Filipusis.
“Mark Filipusis është i ulur pranë meje dhe ka kaq shumë pulëbardha këtu dhe atë sapo e dhj***. Si ndjehesh Mark?”, tha ajo duke mos e mbajtur dot të qeshurën.
“Ndjehem me të vërtetë me fat tani, me sa duket të sjell fat”, tha ai duke qeshur gjithashtu e duke e marrë me sportivitet këtë situatë të pazakontë, që është bërë viral në rrjetet sociale.
Barbara schett on pic.twitter.com/Xes1gMZr1d
— richard (@Dickwith2dogz) January 23, 2024
PANORAMASPORT.AL