VIDEO/ E majta vrastare, Jorgo Pëllumbi e bën “sefte” te Debreceni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2024 | 0:03

VIDEO/ E majta vrastare, Jorgo Pëllumbi e bën “sefte” te Debreceni

Mbrojtësi korçar, Jorgo Pëllumbi, gjeti golin e parë me fanellën e Debrecenit, në duelin ndaj Nyiregyhaza, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 2-3, në duelin e vlefshëm për javën e 7-të të kampionatit.  

 pellumbi

Pëllumbi ishte padyshim një nga më të mirët në fushë, teksa tundi rrjetën në minutën e 8-të.  24-vjeçari lëshoi një predhë drejt portës kundërshtare, me një të majtë vrastare, me topin që shkoi në rrjetë. 

Gjithsesi përtej humbjes, kjo mbetet një ndeshje e mirë në aspektin personal për Pëllumbin.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"