VIDEO/ E pyeti për të ardhmen, Ançeloti nuk kursen gazetarin: Kur flet ti, Zoti inatoset

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2025 | 13:56

VIDEO/ E pyeti për të ardhmen, Ançeloti nuk kursen gazetarin: Kur flet ti, Zoti inatoset

Karlo Ançeloti doli dje në konferencë për shtyp. Trajneri i Real Madrid foli para ndeshjes që madrilenët do të luajnë në Champions kundër.

bandicam 2025-01-29 13-39-44-831

Përtej seriozitetit në përgjigjet e kthyera, një koment i tij shkaktoi të qeshura të shumta në sallë. “Kur flet ti, Zoti inatoset”, tha tekniku italian që u pyet për të ardhmen.

Pyetja lidhej me të ardhmen dhe gazetari në fjalë ndërhyri duke thënë se nuk dëshironte ta provokonte. Më pas Ançeloti vazhdoi të fliste për situatën.

“Klubi dhe unë duam të vazhdojmë së bashku sa më shumë që të jetë e mundur. Nëse ndodh diçka e çuditshme mund të ketë ndryshime. Zakonisht ndodh në futboll, por ne po punojmë mirë.

Klubi ka besim në punën time dhe unë në atë që klubi më jep mua. Tani po mendojmë të kemi një sezon të mirë”, tha më pas trajneri i Realit për të ardhmen.

Momenti me gazetarin: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"