VIDEO/ E vendos një goditje dënimi nga 35 metra e Qatos, Vllaznia fiton miqësoren me Burrelin
Vllaznia ka zhvilluar sot ndeshjen e radhës miqësore, teksa skuadra kuqeblu tashmë po përgatitet për pjesëmarrjen në Superiore. Pasi ka lënë pas zhgënjimin europian, ekipi i drejtuar nga Brdariç i është kthyer fushës së lojës ku përballë në “Loro Boriçi” kishte Burrelin e drejtuar nga Ditmar Bicaj.
Trajneri Brdariç e nisi këtë sfidë me disa ndryshime në rreshtim, teksa i dha hapësirë nga minuta e parë Pusit e Dodajt mes titullarëve. Por ishte një lojtar i stolit që bëri diferencën në pjesën e dytë, mesfushori Klinti Qato.
Ky i fundit ekzekutoi një goditje dënimi nga rreth 35 metra, duke çuar topin në rrjetën e portës së Burrelit për atë që ishte goli i vetëm i takimit të sotëm.
SHIH VIDEON
Formacioni titullar i Vllaznisë: Qarri, Juriç, Pusi, Gurishta, Jago, Krymi, Deliu, Kahrimanoviç, Dodaj, Mala, Balaj.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"