VIDEO/ Emocioni i kthimit te goli bën të veten, Uzuni puth stemën e sponsorit në vend të logos së klubit
Myrto Uzuni është kthyer sot përsëri protagonist në fushën e lojës, pak ditë pasi kishte braktisur grumbullimin e Kombëtares për shkak dëmtimi.
Sulmuesi shqiptar është rikuperuar për ndeshjen ndaj Tenerifes dhe është aktivizuar titullar duke lënë shenjë në këtë sfidë duke tundur dy herë rrjetën në pjesën e parë të saj.
I emocionuar dukshëm pas golit të parë falë edhe një duartrokitje të gjatë të publikut, Uzuni është ngatërruar në momentin kur dëshironte t’i shprehte besnikërinë klubit të tij.
Në vend që të puthte logon e skuadrës, ai kapi dhe puthi anën tjetër të pjesës së përparme të fanellës, aty ku vendoset zakonisht logoja e sponsorit “Adidas”.
⚽️ ¡Uzuni adelanta al conjunto de Escribá!
❤️ @GranadaCF 🤍#LALIGAHYPERMOTION | #LALIGAHighlights | #GranadaTenerife pic.twitter.com/TS4uytWMRr
— LALIGA HYPERMOTION (@LaLiga2) October 19, 2024
Një gabim i kuptueshëm nga emocionet e momentit të sulmuesit i cili kërkon të kthehet përsëri protagonist absolut në La Liga 2 ashtu si dy sezone më parë kur u shpall golashënuesi më i mirë dhe ktheu skuadrën e tij në elitë.
E.KUKA-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"