VIDEO/ Fantastik Mario Mitaj, mbrojtësi i Kombëtaren gjen golin e parë me Al Itihad

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2024 | 0:00

VIDEO/ Fantastik Mario Mitaj, mbrojtësi i Kombëtaren gjen golin e parë me Al Itihad

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj e ka bërë “sefte” në Arabinë Saudite, duke gjetur golin e parë me fanellën e Al Itihad, në duelin ndaj Al Qadisija. 

Mitaj

21-vjeçari e nisi sfidën nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 35-të të pjesës së parë duke zënë vendin e Kadesh, teksa rezultati ishte 1-1. 

Mitaj arriti të shndërrohej në një protagonist absolut teksa në minutën e 81-të, tundi rrjetën për të ngritur shifrat në 3-1.

  Shqiptari këmbënguli deri në fund pavarësisht se ishte i rrethuar nga 5 kundërshtarë, duke rifituar topin që më pas e dërgoi në rrjetë. Një gol shumë i rëndësishëm ky për Al Itihad, që duket se solli sigurinë. 

Benzema në minutën e 7-të, dhe Diabi në minutën e 68-të, kishin realizuar më herët për ekipin e shqiptarit, ndërkohë që golin për miqtë e shënoi Obamejang në minutën e 20-të.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"