VIDEO/ Fitore dramatike e Vllaznisë ndaj Teutës, Balaj i jep tre pikët me gol në minutën e 95-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 0:11

VIDEO/ Fitore dramatike e Vllaznisë ndaj Teutës, Balaj i jep tre pikët me gol në minutën e 95-të

Vllaznia ka marrë një fitore dramatike përballë Teutës në Durrës, duke iu bashkuar Egnatias në kreun e renditjes së Superiores pas javës së pestë.

vllaznia

Shkodranët dominuan pjesën e parë përballë Teutës, pasi gjetën golin e avantazhit me Malën dhe krijuan edhe raste të tjera për shënim. Por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë me futjen në lojë të treshes Toma-Nasr-Torraj te durrsakët, pasi ata vunë në vështirësi të mëdha prapavijën shkodrane.

Nasr gjeti barazimin dhe goditi më pas shtyllën, teksa rastet në portën e Qarrit shtoheshin. Shkodranët gjetën një gol me Matuti i cili më pas u anulua mes protestash. Por në fundin e ndeshjes, Balaj me një goditje të saktë me kokë nuk gaboi duke i dhënë suksesin skuadrës së tij dhe tre pikë shumë të rëndësishme që e mbajnë në kreun e renditjes.

TEUTA-VLLAZNIA 1-2
57′ Nasr / 19′ Mala, 90’+5′ Balaj

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Vllaznisë.

90’+5’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një goditje nga këndi, Balaj me kokë gjen golin e avantazhit. (VIDEO)

90’+3’ Mala gjen hapësirën për të gjuajtur me të majtën, sfera kalon pak mbi traversën e Tafas. (VIDEO)

90’+1’ Boçi ka mundësinë e artë të shënojë i vetëm në zonë, por gjuajtja e tij fluturimthi nuk gjen portën e Qarrit. (VIDEO)

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ A. Peposhi i lë vendin në fushë Boçit.

84’-87′ Mala niset me një kundërsulm të shpejtë dhe pason për Matuti i cili i vetëm gjuan në portën e boshatisur dhe shënon. (VIDEO) Por gjyqtari shkon të shohë pamjet me VAR dhe pasi konstaton një prekje të topit me dorë të Matuti, anulon golin. (VIDEO)

82’ Bajrami dhe Matuti hyjnë në fushë për Vllazninë, teksa i bëjnë vend Juriç dhe Qato.

79’ Gurishta harkon në zonë, shkodranët pretendojnë për penallti për mbajtje ndaj Dodajt. Në fund është Brdariç i cili ndëshkohet me të verdhë për protesta. (VIDEO)

74’ Mala niset në të djathtën, pason për Balajn por Tafas del dhe kontrollon sferën.

72’ Beqja ndëshkohet me karton të verdhë në radhët e Teutës.

69’ Jazxhi niset drejt zonës dhe rrëzohet pas një kontakti, gjyqtari Yzeiraj bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

65’ Torraj ndëshkohet me karton të verdhë për një prekje të topit me dorë.

64’ E pabesueshme çfarë humb Nasr! Torraj nxjerr të vetëm egjiptianin para Qarrit, ky i fundit mposht portierin por topi përplaset në shtyllë e shkon jashtë. (VIDEO)

63’ Jazxhi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Balajt.

61’ Delaj dhe Alivoda i lënë vendin në fushë Dodajt dhe Salës te Vllaznia.

57’ GOOOL TEUTA! Toma nga e majta e sulmit harkon në zonë ku Nasr me kokë shënon golin e barazimit. (VIDEO)

56’ Toma nga e majta tenton portën me një gjuajtje mjeshtërore drejt shtyllës së dytë, Qarri devijon jashtë.

54’ Rast i artë i durrsakëve për të barazuar me Nasr i cili del para Qarrit, por nuk ka shënjestrën e duhur për të çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)

51’ Arifi nuk mund të vazhdojë më pas një dëmtimi, Torraj hyn në fushën e lojës për durrsakët.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësime te Teuta pasi Toma dhe Nasr hyjnë në fushën e lojës në vend të Preknicajt dhe E. Pepoishit.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Vllaznisë.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ Pas një goditje dënimi, topi mbetet në zonën para Tafas ku Delaj nuk arrin ta kthejë drejt portës durrsake. (VIDEO)

40’ Delaj nga e majta gjen hapësirë dhe lëshon një gjuajtje të fortë, sfera devijohet nga Jazxhi dhe shkon në këndore.

35’ A. Peposhi harkon nga e majta, gjuajtja me kokë e Vilës nuk gjen portën.

33’ Kundërzbritje e shpejtë e Malës nga e djathta, harkimi i tij në zonë nuk arrin te Balaj pasi sfera mbërthehet nga Tafas. (VIDEO)

31’ Jago nga e majta harkon në zonë, prekja e Malës këtë radhë është e gabuar dhe nuk gjen portën. (VIDEO)

29’ Jago del në ndihmë të sulmit dhe me të majtën tenton të gjejë portën, pa shumë sukses pasi sfera shkon jashtë.

25’ Teuta mundohet të dalë para, por Vllaznia kthehet me shumë forca në mbrojtje duke mos lejuar durrsakët të krijojnë aksione të rrezikshme.

19’ GOOOL VLLAZNIA! Aksion spektakolar i shkodranëve, pasi një harkim i Qatos nga e djathta ulet nga Delaj në qendër ku Mala nuk gabon duke çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)

15’ Gjuajtje e befasishme e Arifit, por ajo është qendrore dhe përfundon në duart e Qarrit.

12’ Insistim i Delajt në të majtën, tentativat e tij dhe më pas të Qatos bllokohen nga mbrojtësit durrsakë.

10’ Në zhvillimin e një goditje nga këndi, Krymi provon me kokë, por çon topin mbi traversë. (VIDEO)

9’ Qato hyn në zonë nga e djathta, shmang një lojtar dhe gjuan, por tentativa e tij është qendrore dhe grushtohet nga Tafas. (VIDEO)

8’ Pas një goditje dënimi të Jago, Tafas del dhe grushton sferën.

4’ Aksion i shpejtë i shkodranëve me një harkim nga e djathta, por Delaj nuk arrin të devijojë drejt portës. Gjyqtari më pas sinjalizon për pozicion jashtë loje për këtë të fundit.

1’ Nis dueli në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Tafas, Jazxhi, Kruja, Kotobelli, A. Peposhi, Beqja, Arifi, E. Peposhi, Vila, Lloci, Preknicaj.
Trajner
Edi Martini

VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago, Krymi, Qato, Alivoda, Mala, Delaj, Balaj.
Trajner:
Tomas Brdariç

WhatsApp Image 2024-09-15 at 6.16.32 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"