VIDEO/ Fitore minimale e Granadës, Uzuni i pafat! Shikoni çfarë rasti shpërdoron sulmuesi shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2024 | 21:46

VIDEO/ Fitore minimale e Granadës, Uzuni i pafat! Shikoni çfarë rasti shpërdoron sulmuesi shqiptar

Granada e Myrto Uzunit triumfoi ditën e sotme ndaj Mirandes, me rezultatin 0-1 në duelin e vlefshëm për javën e tetë të La Liga 2. Sulmuesi shqiptar u aktivizua titullar në këtë duel, teksa qëndroi në fushë 87 minuta.  

uzuniii

Uzuni po vuan disi dhe nuk po e rigjen shkëlqimin e dikurshëm te Granada, ku në 7 ndeshje ka shënuar vetëm 2 gola, si dhe ka dhënë 1 asist.  

Në minutën e 46 të takimit, Myrto ka humbur një shans të artë teksa i vetëm para portierit, nuk ka koordinuar dot goditjen e tij, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.  

RASTI I SHPËRDORUAR NGA UZUNI: VIDEO

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"