VIDEO/ Fitorja e katërt radhazi, Reali i Madridit ndez “motorët” në La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2024 | 23:11

VIDEO/ Fitorja e katërt radhazi, Reali i Madridit ndez “motorët” në La Liga

Reali i Madridit regjistroi fitoren e katërt radhazi në La Liga, duke ndezur kështu “motorët” në ndjekje të Barcelonës. Skuadra e Karlo Ançelotit mposhti me rezultatin 3-2 Alaveshin në duelin e vlefshëm për javën e shtatë. 

reali

Madrilenët gjetën golin që në minutën e parë me Lukas Vaskez, ndërkohë që Mbape dyfishoi shifrat në të 40-të. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0.  

Në fragmentin e dytë të lojës, Reali shënoi sërish me Rodrigo në minutën e 48-të, teksa në fundit e sfidës miqtë provuan të “zgjoheshin”, duke realizuar 2 herë brenda 1 minute me Benavidez dhe Garsia, por vetëm kaq.  

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"