VIDEO/ Fton për “duel” kundërshtarin, portierin Alia e nxjerrin me forcë nga fusha pas ndeshjes me Tiranën
Fundi i ndeshjes me Tiranës dhe Skënderbeut në “Air Albania”, ka qenë shumë i tensionuar, me gjyqtarin Jorgji i cili nxori disa herë kartoni e verdhë, sidomos pas disa shkëndijave mes lojtarëve të dy skuadrave si pasojë e një përplasje mes Bajroviç dhe Dumfur.
Kjo solli pak kaos në fund, me portierin Alia i cili ishte mes atyre të ndëshkuarve më të verdhë. Atë e qetësuan me vështirësi shokët e skuadrës në vijimin e ndeshjes, por pas vërshëllimës përfundimtare, Alia reagoi përsëri duke ftuar për “duel” një nga futbollistët e Tiranës me të cilët ishte përplasur në fushë.
Kjo bëri që atë ta nxirrnin nga krahët shokët e skuadrës, të cilët iu munduan ta qetësonin duke shmangur një përshkallëzim të situatës e ndonjë ndëshkim më të rëndë për portierin e Skënderbeut.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"