VIDEO/ Goditje dënimi nga këndi i pamundur dhe driblim spektakolar, Eraldo Çinari shënon një tjetër dygolësh në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2024 | 17:48

VIDEO/ Goditje dënimi nga këndi i pamundur dhe driblim spektakolar, Eraldo Çinari shënon një tjetër dygolësh në kampionat

Eraldo Çinari po bën rolin e protagonistit në kampionatin armen, ku vesh fanellën e FC Noah, një skuadre e cila pak nga pak po kthehet në emrin kryesor të futbolli në këtë vend. Sot, sulmuesi shqiptar shënoi një tjetër dygolësh në këtë edicion të kampionatit armen të cilit iu bashkua vetëm gjatë verës.

bandicam 2024-10-16 17-53-54-027

Në ndeshjen në transfertë ndaj Alashkert, Çinari luante si titullar dhe la shenjë në minutat shtesë të pjesë së parë, kur për skuadrën e tij u akordua një goditje dënimi në kufijtë e zonës në një pozicion të prirët në të djathtë të zonës.

Sulmuesi nuk hezitoi që të gjuante direkt drejt portës, duke befasuar mbrojtësit e portierin që pritnin një krosim, për të çuar sferën në rrjetë e bërë që FC Noah të thellonte diferencën në 3-0 në ato momente.

GOLI I PARË I ÇINARIT (VIDEO)

Në minuta e fundit të ndeshjes, Çinari plotësoi dygolëshin e tij me një aksion ku hyri me shpejtësi në zonën kundërshtare dhe shtriu portierin, duke vulosur shifrat në 6-0 për Noah.

GOLI I DYTË I ÇINARIT (VIDEO)

Çinari kishte shënuar dygolësh edhe në javën e dytë të kampionatit armen në këtë edicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"