VIDEO/ Gol, asist, sherr me Riberi dhe.. karton i kuq! Urim special nga Hanover për ditëlindjen e Altin Lalës
Altina Lala, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, feston sot ditëlindjen e tij të 49-të. Mes atyre që kanë bërë urim për mesfushorin luftarak, ka qenë edhe klubi ku kaloi thuajse të gjithë karrierën, Hanoveri.
Klubi gjerman, ka festuar këtë ditëlindje të lojtarit i cili mbajti për shumë vite edhe shiritin e kapitenit në klubin gjerman duke kujtuar momente të veçanta të karrierës së tij me fanellën e kësaj skuadre.,
Në postimin në rrjetet sociale nga Hanoveri ishte një video e golit të vetëm në Bundesligë që ka shënuar Lala në karrierën e tij, të një asisti, por edhe pjesë ku tregohej sidomos shpirti luftarak i mesfushorit i cili nuk ngurronte të përplasej edhe me emrat më të njohur të futbollit gjerman në ato vite.
PANORAMASPORT.AL