VIDEO/ Gol dhe penallti e humbur, vëllezërit shqiptarë bëhen protagonistë në Europa League

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 20:32

VIDEO/ Gol dhe penallti e humbur, vëllezërit shqiptarë bëhen protagonistë në Europa League

Besfort Zeneli dhe Arbër Zeneli, dy vëllezërit shqiptarë nga Kosova, u bënë protagonistë në duelin mes Elfsborg dhe Paphos të vlefshëm për raundin e parë të Europa League. 

ELFSBORG

Të dy futbollistët aktivizohen në radhët e suedezëve të Elfsborg.

21-vjeçari Besfort Zeneli ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 9-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës suedeze, ndërkohë në minutën e 59-të, vëllai i tij, Arbër Zeneli, i cili është pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës, shpërdoroi një 11-metërsh në minutën e 59-të. Për fat të mirë, penallti e humbur nga Arbëri u shndërrua në gol nga shoku i tij i skuadrës Hult, në vijim të aksionit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"