VIDEO/ Gol historik në Superligën e Turqisë, e “gatuan” talenti shqiptar që ka luajtur 11 ndeshje me Shpresat kuqezi
Një gol historik u shënuan mbrëmjen e sotme në Superligën e Turqisë, në duelin mes Hatajsporit dhe Adana Demirspor.
Një kontribut në këtë gol special dhe edhe talenti shqiptar Arda Kurtulan, i cili në minutën e 70-të, asistoi për 16-vjeçari Demirbag, i cili shënoi duke përmbysur rezultatin në 1 me 2.
GOLI HISTORIK I SHËNUAR NGA DEMIRBAG: VIDEO
Falë këtij realizimi, djaloshi i lindur më 12 shkurt të vitit 2008 u bë lojtari me moshën më të re që shënon një gol në historinë e Superligës së Turqisë.
Për sa i përket Arda Kurtulan, 22-vjeçari nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 75-të dhuroi një tjetër asist kësaj here për Ajmbetov, i cili “vulosi” rezultatin në 1 me 3.
ASISTI I DYTË I KURTULAN: VIDEO
Futbollisti shqiptar, i cili është aktivizuar 11 ndeshje me fanellën e Shqipërisë U-21 dhe ka shënuar 1 gol, është shndërruar në titullar të padiskutueshëm te skuadra e Adana Demirspor, duke u aktivizuar si mbrojtës i djathtë.
1 – @AdsKulubu formasıyla Hatayspor ağlarını havalandıran Ozan Demirbağ, Süper Lig tarihinde gol atan ilk 2008 ve sonrası doğumlu oyuncu oldu (12 Şubat 2008). Bebe. pic.twitter.com/GkLPckFEOg
— OptaCan (@OptaCan) December 23, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"